Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i vranët, por që në disa zona do të ketë rreze dielli. Sipas parashikimit, vranësirat do të shoqërohen me riga shiu të përziera me borë, derisa në viset malore pritet të ketë bore të intensitetit të dobët deri në mesatar.

“Të shtunën mot më stabil. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja bën të ditur se ky ndryshim i temperaturave do të krijojë kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten prezente gjatë natës dhe orëve të para.

“Rekomandohet kujdes i shtuar në trafik. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftim.