Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të fillojë me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herëpashershme të borës.
Nga e marta, reshjet parashihet të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit. Ndërsa, nga e mërkura e tutje, parashihet të ketë intervale me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Artikuj të ngjashëm