Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit, të hënën gjatë ditës parashihen riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Kurse, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.
Të martën do të mbajë mot i vranët me intervale të shkurtra me diell, si dhe pritet të ketë edhe shkarkime rrufesh.
Të mërkurën, sipas IHMK-së, moti do të jetë i ngjashëm me të martën, ndërsa të enjten do të ketë ulje të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh.
“Të premten – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohëpaskohshme me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Gjatë vikendit parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.