Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se të premten në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas IHK-së ka mundësi edhe për reshje shiu.
“Temperaturat do të shënojnë rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve , ndërsa minimalet mbeten pothuaj konstante”, thuhet në njoftim.
Gjatë kësaj jave parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.