Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Reshje lokale shiu mund të ketë në disa pjesë të vendit, duke pësuar pastaj me kthjellime dhe rënie të temperaturave në ditët vijuese”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.