Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët dhe jostabil edhe të dielën në Kosovë

Moti ne Kosove

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil.

Përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me riga shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes.