Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i vranët dhe intervale me diell sot në Kosovë

Foto: KOHA

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh, transmeton kp.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.