Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i qëndrueshëm në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i qëndrueshëm, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Instituti ka bërë të ditur se parashihet mot me diell dhe temperatura që janë mbi mesataren për muajin nëntor.

Temperaturat maksimale do të sillen mes 20-24 gradë Celsius, ndërsa minimalet mes 3-5 gradë Celsius.

Të premten temperaturat do të jenë pak më të ulëta. Maksimalet do të jenë mes 17-18 gradë.

Ndërsa në fundjavë është e paraparë të ketë rënie të temperaturave e reshje të shiut.