Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i ndryshueshëm të premten në Kosovë

Të premten në Kosovë pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare.