Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mospajtimet partiake lënë Novobërdën pa Këshill Komunal për Siguri

Foto: Alban Bujari / Koha

Komuna e Novobërdës për afro 2 vjet është duke funksionuar pa Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) dhe procesi i themelimit është zvarritur nga vetë qeverisja komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pushteti komunal tek tash ka nisur punën për themelimin e KKSB-së, mirëpo iniciativa nuk është duke u përkrahur nga shumica e anëtarëve të Kuvendit Komunal, të cilët kanë refuzuar që të diskutojnë dhe të votojnë për listën e anëtarëve që janë propozuar për këtë këshill.

Subjektet opozitare kanë vlerësuar se pushteti komunal ka propozuar që në këtë forum të sigurisë të emërohen militantët e tyre partiakë, dhe kjo për ta mbetet e papranueshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)