Shumë persona që janë pajisur me certifikata, të cilat ua njohin statusin e invalidit të luftës vazhdojnë të mos gëzojnë pensionin e paraparë me ligj.
Kjo, meqë Qeveria ende nuk e ka formuar Komisionin mjekësor, i cili do të përcaktonte shkallën e invaliditetit për ushtarë dhe civilë të plagosur gjatë luftës, shkruan sot Koha Ditore.
Mosthemelimin e këtij komisioni Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) e arsyeton me mospërpilimin e listës finale për këtë kategori, si dhe për kategorinë e veteranëve të luftës.
Megjithatë, vonesat prej gati dy vjet po konsiderohen të padrejta nga ana e përfaqësuesve të Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së. Sekretari i kësaj shoqate, Enver Krasniqi, zvarritjen e këtij procesi e quan të qëllimshëm nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Mosfinalizimi i listës së përfituesve ka lënë invalidët e luftës pa pensione
-
Shumë invalidë të luftës së UÇK-së nuk po i gëzojnë pensionet
-
S’ka komision për shkallën e invaliditetit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së pa u mbyllur listat
-
Qeveria e Kuvendi çalojnë në finalizimin e Ligjit për pensionet kontributdhënëse
-
Apeli pa vendim, Qeveria thotë së listat e “veteranëve të rrejshëm” do të adresohen