Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është përplasur me ministrin e Financave, Hekuran Murati, në Komisionin për Buxhet dhe Financa.
Ata po diskutonin për çështjen e emërimit të Bordit të Trustit Pensional, derisa Hoti i tha Muratit se në diskutim duhet të jetë serioz e të mos zgërdhihet.
“Kur të flas, të kisha lutur të jesh shumë serioz. As mos me ndërhyjë, as mos m’u zgërdhi kur të flas. Ti e di që unë nuk të respektoj fare, por je ministër dhe duhet të japësh përgjegjësi për çështje që unë i ngris si deputet”, deklaroi Hoti.
Ministri Murati iu përgjigj duke thënë se është serioz, ndërsa më pas debati u bë për përgjegjësinë e Ministrisë për Bordin.
“...Ty t’u ka tekur të mos përgjigjesh në shkresat e guvernatorit. Mos të ketë asnjë sqarim pse s’është zgjedhur Bordi, mos me njoftuar Komisionin e Kuvendin për gjendjen e krijuar, kjo është papërgjegjësi. Nuk mbaron kjo punë me kaq”, deklaroi Hoti.
-
Trusti pa bord, anëtarët e Komisionit përzgjedhës me probleme në komunikim
-
Murati: Njohuritë e ekonomistëve të LDK-së mjaftojnë vetëm për llogaritje të kusurit
-
Murati thotë se borxhi publik është në nivelin më të ulët, kundërshtohet nga LDK e AAK
-
Haxhiu e Murati flasin pas rrahjes me deputetët e PDK-së
-
Murati: Opozita s’e ka hallin e qytetarit e as të shtetit