Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mos-lëshimi i certifikatave shëndetësore nëpër QMF, humbje e buxhetit të komunave

Çdo vit, Komuna e Prishtinës humb mijëra euro nga mungesa e shërbimit me certifikatë shëndetësore për personat që aplikojnë për të hyrë në test për patentë shofer.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare tash e 5 vjet, nuk e kryen këtë shërbim, pasi nuk ka mjekë profesionistë të fushave të caktuara, raporton KTV.

Ata të cilët kanë qenë, kanë dalë në pension për të mos u zëvendësuar me të rinj.

Kjo, për shkak të një udhëzimi administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë të vitin 2015, që ka përcaktuar vetëm disa profesione të cilat nuk mund të ushtrohen në Qendra të Mjekësisë Familjare.

Vetëm në vitin 2017, 122.250 euro ka humbur Komuna e Prishtinës për shkak të mungesës së këtij shërbimi.

Edhe QMF-të në Prishtinë ofruan mbi 3 milionë shërbime shëndetësore, sfidë numri i vogël i personelit dhe barnat Arbëri QMF-të në Prishtinë ofruan mbi 3 milionë shërbime shëndetësore, sfidë numri i vogël i personelit dhe barnat

Qytetarët, për t’u pajisur me certifikatë shëndetësore, duhet t’u drejtohen institucioneve private shëndetësore.

Ministria nuk jep alternativë tjetër se ku mund të merret shërbimi.

Zyrtarë të Ministrisë nuk kanë pranuar të deklarohen për këtë çështje.

Kjo po bën që Qendrat e Mjekësisë Familjare t’i udhëzojnë qytetarët drejt institucioneve private shëndetësore.

Edhe Dyshime për marrje të certifikatave për patentë shofer pa iu nënshtruar kontrolleve mjekësore Arbëri Dyshime për marrje të certifikatave për patentë shofer pa iu nënshtruar kontrolleve mjekësore

Për dallim nga institucionet publike, të cilat certifikatën e lëshonin për 15 euro, në ato private kushton 20 euro.

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm vitin e kaluar janë lëshuar 66.509 certifikata shëndetësore.