Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një deklarate për opinion, ka sqaruar arsyet pse nuk është bërë kërkesa për anëtarësim në UNESCO. Sipas kësaj deklarate mosdorëzimi është bërë pas koordinimeve me SHBA-në dhe BE-në, transmeton Koha net.
Ky është teksti i deklaratës:
“Shtyrja pragmatike e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Interpol dhe UNESCO është e mbështetur në koordinimin e plotë dhe të ngushtë me SHBA-të dhe vendet e tjera të Kuintit.
Ministria e Punëve të Jashtme ri-thekson se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme vepron në mënyrë koordinuar, të matur, të përgjegjshme dhe në mbrojtje të interesit nacional të Republikës së Kosovës.
pretendim tjetër për krijimin e narracionit negativ te publiku është i paarsyeshëm dhe joprofesional.
Edhe
Dështimet diplomatike Qeveria i paraqet si tërheqje taktike
Ministria e Jashtme vlerëson se këto veprime i kontribuojnë forcimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve me shtetet partnere dhe aleate, garantimit të sigurisë si dhe promovimit të paqes në rajon”.
Deklarata paraprakisht ka përkujtuar se Kosova deri më tash është anëtarësuar në mbi gjashtëdhjetë Organizata rajonale, kontinentale.
-
Moratoriumit i vjen fundi: Kosova kërkon anëtarësime, Serbia çnjohje
-
Qeveria nuk jep sinjale se po përgatitet për fazën pas 4 shtatorit
-
Kosova në UNESCO – obligim për mbrojtjen e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore
-
Qeveria konfirmon shtyrjen e moratoriumit për aplikim në organizata ndërkombëtare