Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mos dilni me veturë sot në Prishtinë, gjysma e rrugëve janë të bllokuara

​Sot mbahet ceremonia e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi dhe shumica e rrugëve në kryeqytet janë të pakalueshme për vetura.

Kosova është në ditë zie, flamujt në gjysmë shtizë, ndërkohë rrugët po lirohen nga veturat për shkak të ceremonisë së varrimit të Demaçit

Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë, nga ora 11:00, kurse varrimi bëhet në orën 12:00.