Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moneta-MoneyGram zgjeron rrjetin e biznesit në dyqanet e Meridian Express

Kompania lidere në Kosovë për dërgim dhe pranim të parave dhe kryerjen e të gjitha llojeve të pagesave Moneta-MoneyGram sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rrjetin e dyqaneve Meridian Express.

Prej sot të gjithë klientët e Moneta-MoneyGram do ta kenë edhe më të lehtë qasjen në shërbimet që ofron kjo kompani përmes marrëveshjes me rrjetin e dyqaneve Meridian Express. Ky është vetëm fillimi i një marrëveshje të frytshme afatgjate në mes të këtyre dy kompanive.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes prezent ishin drejtori ekzekutiv i Meridian Express, z. Agon Gashi dhe drejtori ekzekutiv i Moneta-MoneyGram, z. Arben Ferri. Ky i fundit potencoi se kjo marrëveshje është vetëm fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë gjithmonë duke e pas parasysh qëndrimin më afër qytetarëve dhe duke ju ofruar qasje të shpejtë në shërbimet e Moneta-MoneyGram.

Për fillim shërbimet e Moneta-Moneygram do të ofrohen në tri pika të dyqaneve të Meridian Express, atë në Rrugën B, lagjen Arbëria dhe lagjen Emshir (afër Universitetit UBT), në qytetin e Prishtinës. Të gjitha këto pika janë në shërbim të klientëve nga ora 08:00 deri në orën 22:00, gjatë gjithë javës.

Z.Ferri dhe z.Gashi premtuan se gjatë muajve në vijim do ta zgjerojnë rrjetin e bashkëpunimit edhe në pika tjera të Meridian Express në gjithë Kosovën e që lokacioni i radhës pritet të jetë në lagjen Marigona Residence.

Edhe Meridian Express nënshkruan marrëveshje për partneritet strategjik me BONEVET Prishtina! Reklama Meridian Express nënshkruan marrëveshje për partneritet strategjik me BONEVET Prishtina!

Duhet cekur se Moneta- MoneyGram vepron në më shumë se 150 pika në gjithë Kosovën dhe se ky bashkëpunim është më se i mirëseardhur për të gjithë qytetarët dhe klientët e kësaj kompanie.

Image

*Artikull i sponsorizuar