Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Monego dhuron pajisje për kuzhinën e Klinikës së Pediatrisë

Institucioni financiar Monego, ka dhuruar sot pajisje për kuzhinën e Klinikës së Pediatrisë. Pajisjet e dhuruara për këtë Klinikë u tha se janë shumë të rëndësishme për përgatitjen e ushqimeve për fëmijët që trajtohen në Klinikë.

Me rastin e dhënies së këtij donacioni, Kujtim Zebica, menaxher i marketingut në Monego, tha se është një donacion i vogël, por që është i rëndësishëm për kuzhinën e Klinikës së Pediatrisë.

Këtë donacion e ka mirëpritur drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Drita Telaku- Qosaj, e cila tha se nga sot kuzhinierët do ta kenë më të lehtë të përgatisin ushqime për fëmijët e Klinikës.