Në rrugë për realizim të intervistës për emisionin “038” në Kohavision, në fshatin Butoc të Prishtinës, vetura zyrtare e drejtorit të investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, Gezim Mehmeti ka pasur vështirësi kalimi.
Vetë Mehmeti me ndihmën e qytetarëve kanë shtyrë veturën në mënyrë që të kalojë. Mehmeti është zotuar se këtë vit rruga do të shtrohet me zhavorr derisa për pastrim të borës përgjegjëse është Drejtoria e Shërbimeve Publike.
Mehmeti ka dalë në terren për të parë situatën e rrugës për të cilën në emisionin “038” shkruan banorët e fshatit. Ai është përgjigjur edhe në pyetje të tjera.
Ndiqeni intervistën e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Borë e akull, Policia apelon te shoferët për kujdes
-
Rrugë të akullta pas reshjeve
-
Komuna e Prishtinës bën thirrje për kujdes: Reshjet e vazhdueshme po vështirësojnë situatën
-
Qytetarët ankohen për rrugët e papastruara nga bora, Ministria thotë se të gjitha janë të kalueshme
-
Reshjet e borës shkaktojnë vështirësi në qarkullimin rrugor në Kosovë e rajon