Dardan Molliqaj, ish-sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka dashur të komentojë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në këtë Lëvizje.
Në një komunikim nëpërmjet telefonit me KosovaPress, Molliqaj nuk ka dashur të japë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjet e fundit ku Aida Dërguti kishte ofenduar liderin e VV-së Albin Kurti
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMolliqaj nuk ka dalë me asnjë qëndrim pas këtyre ngjarjeve por sipas aktivistëve të VV-së ka dal në mbrojtje të Dërgutit duke ia pëlqyer statusin në të cilin ka kërkuar falje si dhe vëllai I tij që është në Suedi e ka mbrojtur publikisht Dërgutin.
“Nuk mund të deklarohem sot, nuk kam ndonjë koment”, tha Molliqaj .
Pas zgjedhjeve të 11 qershorit, Molliqaj është larguar nga posti i sekretarit organizativ. Ai është zgjedhur deputet me një numër të madh të votave.