Dardan Molliqaj nga Partia Social Demokrate në seancën e sotme ka thënë se pushteti me qasjen që ka, po dëshmon se nuk duan konsensus për një platformë të përbashkët për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai tha se po qëndrojnë në seancën e sotme për shkak se pikë e rendit të ditës është rezoluta e tyre e cila kompetencat për dialogun iu kthehet Kuvendit të Kosovës.
Përgjegjësin për krejt këtë çka po ndodhë sot në Kosovës, e ka pushteti dhe presidenti, pasi e kanë nisur me arrogancë dhe nuk kanë dashur të ndërtoni kurrfarë platformë të përbashkët në Kosovë.
“Kryetari i Kuvendit duhet të mbaj përgjegjësi që nuk po e thirr seancën e jashtëzakonshme që e kanë kërkuar 53 deputetë. Është papërgjegjësi totale e kryeministrit që ka ndërhyrë me thirrjen e një seance një orë para seancës së opozitës, me këtë qasje të pushtetit po tregoni që nuk doni të keni konsensus për një platformë të përbashkët “, ka thënë ai.
Sipas tij, PSD nuk do të bëhet bisht i askujt.
-
Molliqaj sfidon Vetëvendosjen dhe LDK-në për rrëzimin e Haradinajt e ndalimin e Thaçit
-
Molliqaj: Kush do opozitë, duhet ta votojë PSD-në
-
PSD-ja u kërkon deputetëve që të ndryshojnë Ligjin për Specialen
-
Sipas Molliqajt, VV-LDK s’dallojnë nga PAN-i për dialogun me Serbinë
-
Molliqaj thotë se Haradinaj është dashur të diskutonte me të gjitha partitë para dorëheqjes