Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se është ftuar nga Policia e Kosovës për t’i dorëzuar dyshimet e pyetjet e ngritura ditë më parë, në një konferencë për energjinë elektrike.
Molliqaj shkroi në Facebook se i fton njohësit e fushës së energjisë, punëtorët e KEK-ut e KEDS-it dhe qytetarët që kanë informacione, t’i dorëzojnë te ai.
“Të gjitha informatat do të trajtohen në konfidencialitet të plotë. Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t'i dorëzojmë në Polici. Kërkesës tonë për hetim, transparencë, llogaridhënie dhe vendosje të drejtësisë duhet t'i shkojmë deri në fund”, thuhet në statusin e tij.
Të shtunën, Molliqaj në konferencë para mediave tha se rënia e bllokut A3 dhe A5 ka qenë e qëllimshme dhe është shkaktuar nga vetë KEDS-i.
-
Policia thotë se PSD-ja s’e kishte lajmëruar protestën
-
Molliqaj për sulmin ndaj policit: Përgjegjësia më takon mua
-
Molliqaj: Rënia e bllokut A3 dhe A5 e qëllimshme, KEDS-i gjatë natës po shet energji jashtë vendit
-
Molliqaj: Sa më e madhe dalja e qytetarëve në votime, aq më madhe garanca për demokraci
-
Molliqaj: Beteja e vërtetë politike është mes PSD-së dhe LVV-së