Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogherini ftoi Zoran Zaevin në darkën joformale në Bruksel, si “të përcaktuar për kryeministër”.
Ndonëse Zaev është ende vetëm mandatar për formimin e qeverisë së re, ai nesër është ftuar si një nga gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiç njoftoi se në darkën e nesërme do të bisedohet rreth ngjarjeve të fundit në rajon dhe të shihet se si të gjitha vendet mund të shkojnë përpara. “Darka gjithashtu do të jetë vazhdim i vizitës së përfaqësueses së lartë, Mogherini në rajon në mars të këtij viti” është shprehur Kocijançiç. Në darkën joformale në Bruksel përveç mandatarin Zoran Zaev të ftuar në darken joformale janë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.
-
Mogherini mblodhi në Bruksel liderët e rajonit, diskutuan për zhvillimet në Ballkan
-
Mogherini pret sonte në darkë pune udhëheqësit e Ballkanit
-
Federica Mogherini mbledh nesër në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor
-
Mogherini mbledh sot në Bruksel udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor
-
Mogherini fton në takim udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor