Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka folur në telefon me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të cilit i ka kërkuar heqjen e taksës ndaj Serbisë, transmeton Koha.net.
Këtë pasdite ata kanë biseduar për të shqyrtuar zhvillimet e fundit në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Mogherini i ka kërkuar Thaçit që të hiqet menjëherë taksa ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Përfaqësuesja e Lartë theksoi se, “vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në 100 për qind e ndërlikon situatën edhe më tej dhe nuk sjell ndonjë zgjidhje për problemet e njerëzve apo për aspiratat e tashme dhe të ardhme të Kosovës. Kjo është një masë që nuk ndihmon për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe duhet të revokohet”.
-
Mogherini kërkon heqjen e taksës dhe arritjen “urgjente” të marrëveshjes mbi të gjitha çështjet e hapura
-
Mogherini kërkon heqjen e taksës dhe arritjen “urgjente” të marrëveshjes mbi të gjitha çështjet e hapura
-
Mogherini: Taksa të hiqet menjëherë që Dialogu të vazhdojë – s’ka kohë për të humbur
-
Mogherini për REL-in: Pa heqjen e taksës nuk ka kushte për dialog
-
Thaçi e Mogherini diskutojnë për dialogun