Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se rrethi i fundit i bisedimeve mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, ka qenë "i vështirë, por inkurajues".
"Dje kemi pasur një takim shumë të mirë midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili u zhvillua në mënyrë inkurajuese, shumë të vështirë, por inkurajuese", u tha Mogherini gazetarëve teksa hynte në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.
Ajo tha se "Ballkanit Perëndimor i duhet tani që Bashkimi Evropian të jetë i qëndrueshëm dhe të përmbushë atë që ka premtuar".
Mogherini tha se në Ballkanin Perëndimor është bërë "përparim i dukshëm" dhe vuri theksin mbi marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.
Mogherini tha se pret që ministrat e Jashtëm të BE-së, në takimin e nesërm, të pranojnë rekomandimet e Komisionit Evropian për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
-
Mogherini mblodhi në Bruksel liderët e rajonit, diskutuan për zhvillimet në Ballkan
-
Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë kyçe edhe për BE-në, konsideron Mogherini
-
Mogherini i fajëson institucionet e Kosovës për ngecjet në dialog
-
Thaçi e Mogherini diskutojnë për dialogun
-
Mogherini: Pavarësisht nga vështirësitë, ka pasur përparim në dialogun Kosovë – Serbi