Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, dhe këshilltarët politik, kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve të Projektit “ Pastrimi i shtratit të lumit Marevc- Prishtinë”, i financuar nga MMPH, në vlerë prej 90 mijë e 388 euro.
Matoshi dhe zëvendëskryeministri Pacolli kanë mirëpritur fillimin e punimeve, duke vlerësuar këtë projekt të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e biodiversitetit, krijimin e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm dhe zhvillim të turizmit malor në fshatin Marevc.
Të pranishmit vlerësuan se ky projekt është i domosdoshëm edhe për zhvillimin e mirëqenies së banorëve të fshatit Marevc, duke parandaluar kështu shpërnguljen dhe migrimin nga kjo zonë.
Zëvendëskryeministri Pacolli dhe ministri Matoshi u zotuan që në fshatin Marevc do të ketë edhe investime të tjera me qëllim të përmirësimit të jetës së banorëve të kësaj ane.
Punime për projektin “Pastrimi i shtratit të lumit Marevc- Prishtinë”, do të zgjasin 90 ditë.
-
900 mijë euro për shtratin e Krivarekës, 150 mijë për Katushnicën
-
Nis faza e parë e rregullimit të shtratit të lumit Krivarekë në Kamenicë, vlera e projektit 900 mijë euro
-
Ndahen afër 1 milion euro për 4 projekte mjedisore në Kamenicë
-
Fillojnë punimet për pastrimin e shtratit të lumit në Sllovi
-
Matoshi e Begaj nënshkruajnë memorandume për projekte mjedisore në Malishevë