Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MMPH-ja përcakton kriter joligjor në tenderin prej 240.000 eurosh

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka konstatuar një sërë shkeljesh në tenderin “Sigurimi fizik i objekteve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK)”, të shpallur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Sipas një opinioni që Kundërkorrupsioni ia ka adresuar kësaj ministrie, në tenderin që kap vlerën 240 mijë euro janë shkelur tri nene të Ligjit të prokurimit publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Lidhur me këtë opinion gazeta ka kërkuar sqarime nga MMPH-ja, por të martën ata nuk kanë kthyer përgjigje, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë opinion AKK-ja ka kërkuar që të evitohen shkeljet me ndryshim të kritereve të vendosura në dosje të tenderit, për të cilin është publikuar njoftimi për kontratë.

(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)