Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MMPH-ja dënon veprimet e Vetëvendosjes nga të cilat thotë se u lëndua këshilltari politik

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një komunikate për media, shpreh brengosjen e thellë dhe dënon veprimet e sotme politik të Lëvizjes Vetëvendosje, si pasoj e të cilave thotë se i janë shkaktuar lëndime trupore këshilltarit politik të kësaj ministrie, Qeram Telqiut.

“Z. Telqiu është veprimtar i kamotshëm i kauzës kombëtare, ish i burgosur politik nga regjimi serb, themelues dhe nënkryetar i Partisë së Drejtësisë. MMPH, shpreh bindjen e thellë se format të tilla të veprimit politik nuk i duhen realiteti politik në Kosovë dhe qytetarëve të saj”, thuhet në komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo