Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka dhënë një sqarim lidhur me lajmet e publikuara në media rreth, siç thuhet, murit në Mitrovicë dhe për hir të informimit të drejtë njofton se në bashkëpunim me autoritetet lokale gjatë tërë kohës ka bërë monitorimin e procesit të realizimit të punimeve sipas projektit gjegjësisht marrëveshjes së 5 shkurtit 2017, njofton kumtesa nga MMPH, transmeton Koha.net.
“Gjendja aktuale dhe lartësia e murit janë në përputhje të plotë me marrëveshjen. Po ashtu, vlen të theksohet se inspektorët e MMPH-së në bashkëpunim me autoritetet lokale kanë qenë dhe do të jenë në monitorim të vazhdueshëm gjatë tërë procesit të ndërtimit dhe deri me tani nuk asnjë devijim nga plani i dakorduar”, thuhet në sqarim.
MMPH premton se do të jetë gjithmonë e hapur për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Projektin e sheshit në Mitrovicë dhe të gjitha raportet e inspektoratit janë publike.
-
MMPH-ja mohon se ka obliguar Komunën e Prishtinës të veprojë në kundërshtim me ligjin për rastin e Badocit
-
Ministria në “gatishmëri për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve” pas reshjeve të borës
-
BE: Autoritetet e Kosovës ishin të informuara për testimet e urës në Mitrovicë
-
Kryhen testime tek Ura e Ibrit, shteti nuk e di se nga kush
-
Reshjet e borës - Ministria njofton për gjendjen e rrugëve