Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mjetet që SHBA i dha policisë kufitare në Shqipëri

Policia kufitare e Shqipërisë ka pranuar nga Qeveria e SHBA-së, disa pajisje dhe mjete në vlerë 155,106.58 dollarë.

Këto pajisje i përkasin kryesisht linjës së parë të kontrollit, ku përfshihen komplete për kontrollin e dokumenteve, pasqyra për kontrollin e automjeteve, detektorë rrezatimi portative, ndërsa, për kontrollin e vijës së dytë fiberscope, endoscope dhe baster.

Për sa i përket pajisjeve për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër një mbështetje e konsiderueshme i është dhënë (Grupeve të Lëvizshme Operacionale) si 8 automjete 4x4 me kalueshmëri te lartë, 37 kamera termale, 32 dylbi nate e dite, jelekë antiplumb, pranga, 42 GPS me hartë, , foto pajisje personale detektorë imazherik ''SMARTDEC elektrike dore, vegla pune etj.

Ndërkohë janë dhuruar pajisje për përdorim në Njësinë Speciale DELTA-Vlorë dhe në kufirin blu si ndriçues, veshje të veçanta dhe pajisje speciale.

Pajisjet dhe mjetet janë:

Edhe Policia e Kosovës furnizohet me dronë nga SHBA-ja Arbëri Policia e Kosovës furnizohet me dronë nga SHBA-ja

• Pajisje për inspektimin e hapësirave të mbyllura, si depozitat e karburantit të automjeteve apo të tjera që nuk shikohen me sy të lirë. Përdoren për kontrollin e automjeteve në vijën e dytë .

• Pajisje për marrjen e transmetimin e pamjeve në zonat e caktuara ku instalohen, dhe që mundëson transmetimin e pamjeve në kohë reale në sallën e drejtimit, së bashku me aksesorët.

• Kamera sigurie me video kompresion, me kasë elektrike rezistente ndaj ujit.

• Motoçikleta për të gjitha terrenet, 4x4 së bashku me veshjet: xhup, doreza, këpucë me qafa dhe skafandë.

• Pajisje për diagnostikimin e defekteve/problemeve në motorët e mjeteve lundruese, bashkë me aksesorët.

• Pajisje për kontrollin e rrymës elektrike, kryesisht të voltazhit.

Edhe Policia gjermane i dhuron asaj kufitare të Shqipërisë 22 automjete Arbëri Policia gjermane i dhuron asaj kufitare të Shqipërisë 22 automjete

Vlera e mjeteve dhe pajisjeve

Këto pajisje forcojnë kapacitetet e Policisë Kufitare dhe Migracionit:

• për të parandaluar dhe zbuluar aktivitetet e ndryshme kriminale ndërkufitare kryesisht trafiqet e paligjshme dhe migracionin e paligjshëm.

• në identifikimin e trafikantëve apo të imigrantëve të parregullt nga smartdec-ët e instaluar në kufirin e gjelbër kryesisht me Greqinë, duke rritur aftësinë goditëse të Policisë Kufitare.

• mundësojnë gatishmërinë dhe mirëmbajtjen e mjeteve të transportit, në përdorim nga Policia Kufitare, qoftë të atyre të transportit rrugor, por edhe të mjeteve të lundrimit.

• motoçikletat përbëjnë një risi në flotën e mjeteve të Policisë së Shtetit. Duke qenë mjete me kalueshmëri të lartë dhe me sistem 4x4, do të rrisin kapacitetet e Policisë Kufitare për mbikëqyrjen e kufirit në terrene të vështira dhe me risk të lartë për ushtrim të aktiviteteve kriminale ndërkufitare.

Edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës merr donacion nga SHBA-ja pajisje në vlerë prej 100 mijë dollarësh Arbëri Shërbimi Korrektues i Kosovës merr donacion nga SHBA-ja pajisje në vlerë prej 100 mijë dollarësh

Këto pajisje do të ndikojnë ndjeshëm për Kufirin dhe Migracionin në përmirësimin strategjik të sistemit të kontrollit kufitar, me qëllim shndërrimin e territorit të Shqipërisë si të papërshtatshëm për trafiqe të paligjshme (eksport/ ri-eksport/transit, etj).

{gallery}