Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mjekimi intensiv shënon rekord me 87 pacientë në gjendje të rëndë si pasojë e COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se 1,207 pacientë po marrin trajtim nga COVID-19, në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas SHSKUK-së 1,101 nga ta, janë të konfirmuar COVID-19 pozitivë, 1,026 me oksigjeno-terapi dhe 87 në kujdes intensiv mjekësor, që është edhe numër rekord i pacientëve në kujdes intensiv këto ditë.

Numri më i lartë i pacientëve në kujdes intensiv ishte regjistruar më 3 shtator, me 79 sosh.

Sipas njoftimit, në QKUK janë të shtrirë 418 pacientë, 413 prej tyre COVID-19 pozitivë, 354 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 789 pacientë, 688 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 672 me oksigjeno-terapi.

Edhe Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 123 pacientë për COVID-19 Arbëri Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 123 pacientë për COVID-19

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 113 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 70 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19, 23 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë, Spitali i Prizrenit, 161 pacientë, Spitali i Gjakovës, 112 pacientë, Spitali i Pejës, 220 pacientë, Spitali i Gjilanit, 127 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 80 pacientë.