Anëtarët e Odës së Mjekëve të Kosovës janë të obliguar që të përdorin vulat e autorizuara dhe të prodhuara nga ky institucion.
Vendimi që hyn në fuqi nga dita e mërkurë, sipas kryetarit të OMK-së, Pleurat Sejdiu, është marrë në mënyrë që mjekët të mos kenë mundësi të shkruajnë në vulën zyrtare ndonjë specializim për të cilin nuk janë të kualifikuar, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Kjo ka qenë e rregulluar me Udhëzim Administrativ nga Ministria e Shëndetësisë që nga viti 2004. Tani e kemi futur në rregulloren tonë dhe e kemi marrë vendimin që të zbatohet. Kemi pasur laramani të llojllojshme të vulave dhe shumicën e rasteve ata janë keqpërdorur. Disa mjekë, trajnimet e ndryshme profesionale i kanë vendosur në vulë, me qëllim që të fitojnë besueshmërinë e pacientëve”, ka deklaruar Sejdiu.
Sipas tij, këto keqpërdorime kanë ndodhur më së shumti nga mjekët që punojnë në ordinanca private.
“Ka pasur raste që mjeku i cili ka qenë pediatër, në vulën e tij e ka shkruar edhe onkolog. Ai mund të ketë njohuri për onkologji, por nuk është i kualifikuar për këtë drejtim”, ka thënë ai.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
OMK-ja po heton Drejtorin e SHSKUK-së dhe drejtorin e Kardiologjisë për mospërdorim të vulave
-
Më shumë 50 mjekë ende nuk mund ta përdorin vulën e OMK-së
-
Rreth 50 mjekë punojnë në degë të caktuara pa pasur specializim për to, pritet rregullimi i profilizimit
-
Oda e Mjekëve e heton Basri Sejdiun për përdorim të vulave jovalide
-
Përdorimi i pajisjeve në Radiologji nga disa mjekë, pa trajnim profesional