Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mjekët kujdestarë të 6 fshatrave të Lipjanit shpërfillin orarin e punës

mjeku - ilustrim

Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Lipjanit dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Lipjan kanë dështuar t’i menaxhonin institucionet shëndetësore derisa stafi mjekësor në disa QMF nëpër fshatra nuk po e respekton orarin e punës.

Në bazë të rregulloreve dhe udhëzimeve administrative, mjekët familjarë nëpër punkte shëndetësore janë të obliguar ta respektojnë orarin e punës, mirëpo një gjë e tillë po vazhdon të shpërfillet. Rreth kësaj çështjeje banorët e lokaliteteve të ndryshme kanë deponuar ankesa zyrtare në Komunë, mirëpo deri tashti nuk është ndëshkuar askush dhe nuk është përmirësuar kjo dukuri negative. Nga ana tjetër zyrtarët komunalë në Lipjan janë zotuar se do të marrin masa ndaj atyre që nuk e respektojnë orarin e punës derisa kanë pranuar disa ankesa nga vetë banorët rreth kësaj çështjeje.

Mungesën e mjekut më së shumti po e vuajnë banorët e fshatrave Shalë, Baicë, Resinovc, Krojmir, Kleçkë dhe Divjakë derisa mjeku asnjëherë nuk arrin me kohë në vendin e tij të punës në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Shalë.

Nëpërmjet një ankese, Këshilli i fshatit Shalë i është drejtuar Komunës së Lipjanit që të marrin masa ndaj mjekëve të cilët nuk po e respektojnë orarin e punës. Sipas tyre, QMF-ja funksionon me dy ndërrime deri në orën 20 të mbrëmjes, mirëpo ky orar i punës nuk po respektohet nga stafi mjekësor (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

{gallery}