Qarkullimi i një videoje nëpër rrjete sociale ku shihen mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan që shpërfillin orarin e tyre të punës, ka nxitur reagimin e qytetarëve dhe të opozitës.
Videoja, e cila është bërë brenda hapësirës së këtij institucioni, shfaq pacientët duke pritur në radhë derisa mjeku nuk gjendej në vendin e tij të punës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mejda Sopjani, i cili e ka bërë këtë video në QKMF-në e Lipjanit, ka kritikuar stafin mjekësor me arsyetimin se nuk gjenden në vendin e tyre të punës. Sopjani, nëpërmjet postimit në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, i ka autorizuar mediat që ta publikojnë deklaratën dhe videon e tij.
“Shokë e dashamirë. Erdha për pushime në Kosovë dhe e pata nënën të sëmurë. Pastaj e dërgova te mjeku në Shtëpinë e Shëndetit në Lipjan. Gjysmë ore e kemi pritur mjekun pasi që ata po e shfrytëzojnë pauzën. Nuk e di sa është me rregullore kjo punë. E kam bërë videon për të parë se sa punohet nëpër këto institucione tona dhe që të marrin masa organet, sepse veç ne si qytetarë mundemi me ndreq këtë shtet”, ka shkruar ndër tjerash Sopjani.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)