E ngutshme dhe jo mirë e menduar, po vlerësohet nga Federata Sindikale e Shëndetësisë, deklarata e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, se mjekët duhet të zgjedhin mes sektorit publik dhe atij privat.
Kryetari i saj, Blerim Syla, ka thënë se qeveria e re fillimisht duhet të bëjë një analizë për gjendjen në të cilën ndodhet sistemi i shëndetësisë, raporton KTV.
Sipas tij, nëse plani i Kurtit zbatohet, duhet të rriten edhe pagat për mjekët specialistë.
Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, në anën tjetër, thotë se një vendim i tillë do të duhej të vlente për të gjitha profesionet dhe sektorët.
Sejdiu ka deklaruar se janë pro idesë që të bëhet një monitorim i mirëfilltë i punës së mjekëve në sektorin publik, por është shprehur skeptik nëse ideja e Kurtit është e zbatueshme.
Gjykata Kushtetuese në vitin 2013, shfuqizoi nenet e Ligjit për Shëndetësi, ku ndalohej ushtrimi i profesionit të mjekut në sektorin privat dhe publik.
-
Mjekët druhen se Qeveria Kurti mund t’i vërë përballë zgjedhjes mes publikes dhe privatit
-
Mbi 360 mjekë të papunë, Vitia u premton zgjidhje
-
OMK pret përshkallëzim të ikjes së mjekëve, Qeveria përpiqet t’i mbajë brenda me Ligjin për Paga
-
Sejdiu: Vendimi i Qeverisë për mjekët e huaj do të ketë rezultat minimal
-
Mjekët kritikojnë qasjen e Qeverisë në sektorin e shëndetësisë