Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka, me bashkëpunëtorë të tjerë, kanë bërë homazhe pranë varrit të atdhetarit të shquar Latif Berishës, në Smrekonicë.
Më këtë rast kryetari i komunës Agim Bahtiri, ka vlerësuar lartë figurën e Latif Berishës.
Ai tha se Latif Berisha, është intelektuali i parë shqiptarë që u vra nga policia serbe menjëherë pas fillimi të bombardimeve të caqeve serbe nga NATO-ja.
Kontributi i Latif Berishës, për çështjen kombëtare, në fushën e arsimit, shkencës, kulturës etj, ka qenë shumë i madh.