Komuna e Mitrovicës dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e projektit “EU Programi për Stabilizimin e Komuniteteve III (EU-CSP III), financuar nga Bashkësia Evropiane. Marrëveshjen e kanë nënshkruar nënkryetari i komunës, Faruk Mujka dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Iset Beka, në emër të Komunës së Mitrovicës, ndërsa Igballe Ymeri në emër të IOM-it.
Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i një bashkëpunimi në mes komunës së Mitrovicës, përkatësisht Zyrës Komunale për Kthim dhe Komunitete të Komunës së Mitrovicës dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim IOM.
Ky projekt e ka për qëllim zvogëlimin e varfërisë, përmasimin e jetesës dhe rritjen e mundësive për punësim në Komunën e Mitrovicës. Përmes këtij projekti Komuna e Mitrovicës ka siguruar një laborator shkencor me të gjitha pajisjet kryesore për shkollën e mesme të ulët ”Skënderbeu”.
Nënkryetari Faruk Mujka, u shpreh shumë i kënaqur nga kjo iniciativë e IOM-it duke thënë se është në interes të komunës me pas bashkëpunim të këtillë në mënyrë që shkollat tona të krijojnë kushte sa më të mira për nxënësit tanë.
Drejtori i Arsimit, Iset Beka, pasi e falënderoi përfaqësuesen e IOM-it, Igballe Ymeri, tha se përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm po arrihet të krijohen kushte sa më komode në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi të përgatiten në mënyrë profesionale për të ardhmen.
-
IOM-i vazhdon projektin e asistencës financiare për bizneset e vogla dhe të mesme
-
Komuna e Mitrovicës nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi me organizatën “Qatar Charity”
-
MPB-ja me projekt për përmirësimin e qeverisjes së migrimit
-
Podujeva nënshkruan marrëveshje me IRK-në për të ndihmuar familjet në nevojë
-
Mitrovica përfiton mbi 33 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza