Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MIT mirëpret pezullimin e grevës nga kontrollorët ajror

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mirëpret lajmin për pezullimin e grevës nga kontrollorët e trafikut ajror, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Përveç kthimit në normalitet të punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari”, MIT shpreson në reflektim të Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve Ajror për marrëveshjen e ofruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kontrollorët e Trafikut Ajror pezullojnë grevën

Greva e këtij shërbimi të veçantë, sipas MIT-it, sjell rrezik të sigurisë dhe pasoja të mëdha materiale për vendin, sidomos në këtë fazë delikate kur institucionet vendase të aviacionit civil po bëhen gati për marrjen e përgjegjësive.

Duke besuar në ndërprerje përfundimtare të saj, MIT-i thotë se është i gatshëm që të ndërmarrë të gjitha masat brenda kompetencave të saj me qëllim të adresimit të të gjitha shqetësimeve të SINKON të ASHNA.