Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Misioni për shkatërrimin e PTK-së”, kryetemë në të dielën me Koha Ditore

Si mbërriti PTK-ja që për pak vite, nga një ndërmarrje që gjeneronte qindra milionë euro fitime, të futet në mbi 60 milionë euro borxhe?

Kjo është një prej pyetjeve që merr përgjigje në temën e javës të së dielës në Kohën Ditore, me titull “Misioni për shkatërrimin e PTK-së”.

Në intervistën e javës flet Ismet Hamiti, hartues i projektit të rrjetit të parë mobil në Kosovë dhe njeriu që i dha emrin Valas.

Nga Bota gjeni reportazhet për qytetin e Stambollit, ishullit Yap të Mirkonezisë dhe nga qyteti ku është lindur e rritur zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump.

Rubrika ‘kosovarçe’ i kushtohet Naser Malokut, njeriut që nuk kishte ndalur së shituri gazeta në shqip edhe kur kërcënohej me jetë.

Nga sektori i kulturës, vjen një shkrim për librin “Miqësi e Përjetshme” të artistes franceze Anouck Durand, që i kushtohet propagandës në miqësinë shqiptaro – kineze.

Edhe Historia e rënies së Telekomit, tema e javës këtë të diel në KOHA Ditore Arbëri Historia e rënies së Telekomit, tema e javës këtë të diel në KOHA Ditore

Gjithashtu, për filma e libra të rinj, trendët e muzikës, dhe lajme nga teknologjia gjeni para se të mbërrini te faqet e sportit.

Aty njoftoheni me futbollisten Iliriana Vllasalija dhe ëndrrat e saj, ndërsa për futbollistin Përparim Livoreka, kuptoni se pse ka rëndësi të veçantë ky sezon me Dritën e Gjilanit.