Kontrata me Monaco Telekomin dhe ajo me Z-Mobile, sipas ekspertit të Telekomunikacionit, Ismet Hamiti, kanë tjetërsuar të hyrat e Telekomit në mënyrë më të egër dhe e kanë sjellë në situatë që të mos jetë në gjendje t’i mbulojë as shpenzimet e veta afariste, shkruan sot “Koha Ditore”.
Hamiti ka qenë për 20 vjet ekspert i lartë në ITU, autoritetin më të lartë botëror në fushën e telekomunikacionit. Ka qenë koordinues i rifillimit të punës së PTK-së pas luftës dhe hartues i strategjisë së zhvillimit të saj. Ishte hartues i projektit të rrjetit të parë mobil në Kosovë dhe autor i emrit të tij VALA.
Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ai ka folur për dëmet që i janë shkaktuar Telekomit për vite radhazi. Përmend mënjanimin e profesionistëve që kundërshtuan kontratat me Monaco Telekomin dhe Z-Mobile dhe hapjen e rrugës për vendosjen në krye të PTK-së të individëve siç i ka quajtur “të papërgjegjshëm, të padijshëm dhe me prirje kriminele”.
Këta të fundit, sipas Hamitit, bënë veprime që dëmtuan rëndë afarizmin e Telekomit të Kosovës. Në këtë intervistë, ai ka folur se sa ka hise politika në këtë degradim, si dhe për idenë e tij kundër privatizimit të Telekomit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Dida: Korrupsioni në PTK nisi me tenderin e telefonisë mobile
- Pandëshkueshmëria që e ndau shoqërinë
-
Hamiti propozon gjykatë për krimet ekonomike të pasluftës
-
Hamiti: Rezultatin në zgjedhje e kishin të mirë, por VV-ja është formacion i pazoti
-
AKK: Komunat pritet të dëmtohen mbi 150 milionë euro këtë vit