Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) është në pritje të rolit që do t’i kërkohet me rastin e draftimit të statutit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Por e kanë përjashtuar mundësinë të jenë pjesë e vendimmarrjes në këtë proces.
Prishtina zyrtare javën e kaluar u ka dhënë start veprimeve për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë, pak orë para se të arrestohej drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, shkruan Koha Ditore.
Presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë dakorduar për krijimin e një grupi punues të gjerë institucional, i cili do të bashkëpunojë me ekipin menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë për draftimin e statutit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe.
Por Presidenca, e cila njoftoi për krijimin e këtij ekipi, nuk ka treguar se në çfarë roli është ftuar misioni i OSBE-s. Zyrtarë të këtij mision në Kosovë i kanë thënë gazetës se janë të gatshëm të ofrojnë asistencë teknike... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
BE: Serbia t'i përmbushë obligimet e veta, Kosova ta themelojë Asociacionin
-
O'Brien: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për themelimin e Asociacionit
-
BE: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
-
Kërkesa e SHBA-së për Kosovën, analistët: Dinamikë e shtyrjes drejt zbatimit të marrëveshjes
-
Paralajmërimet për draftstatut të ri për Asociacionin “të pakuptimta”