Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka premtuar “fishekzjarrë e spektakël” në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ka dështuar të paraqesë prova .
“Prokuroria nuk do që ju gjyqtarët të bëni punën tuaj, ata duan që ju të bëni punën e atyre, ata duan që ju të gjeni prova që ata nuk arritën të gjenin, por të hënën siç thash ishte e qartë barra e provave bie mbi ZPS-në dhe ata dështuan mbi këtë. Mentori më mësoi mua para shumë kohësh se mëkati më i madh është që në një gjykim të premtohet më tepër se ç’mund të paraqitet dhe ZPS e ka bërë këtë mëkat të madh të pafalshëm në këtë gjykim. Kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël por nuk kanë paraqitur asgjë. Dhe këtë e keni parë edhe të hënën ku than se do ta bëjnë këtë por nuk paraqiten asgjë. Duket se ZPS do të jepte një shpjegim të asaj se çka Hashim Thaçi dhe çfarë bëri. Por a e dhanë atë argument? ZPS nuk kishte kundërpërgjigje”, tha Mishetiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMishetiq tha se nuk ka asnjë provë që Thaçi ka pasur rol në kryerjen e krimeve apo ka transmetuar “qëllimin e përbashkët kriminal” të të akuzuarve, apo të ketë pasur rol në hartimin dhe shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.
“Konsensusi i provave dhe dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte apo në ndonjë politikë që shënjestronte kundërshtarët. ZPS nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë këto pretendime të hënën. ZPS tha në kundërpërgjigjet e tyre të hënë se mbrojtja nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj si gjykatës”, tha ai.
Mishetiq foli për atë që e cilësoi si ndryshim e paraqitjes së ZPS-së sa i përket provave të vetë Prokurorisë.
“ZPS kuptoi pastaj boshllëqet që kishte në javën e fundit kur mbrojtja paraqiti provat. Tani ajo po ndryshon paraqitjen e provave për të mbushur blloqet”, tha ai.
Në këtë kontekst, ai tha se në dosjen përfundimtare të Prokurorisë, ku janë paraqitur provat përmenden dy takime të Shtabit të Përgjithshëm, ku pretendohej se ishte folur për “luftën speciale” të të akuzuarve kundër bashkëpunëtorëve.
Mishetiq tha se mbrojtja vërejti se ZPS e ndryshoi këtë, duke përmendur në fjalën e saj para Gjykatës takime të tjera, përfshirë të 23 korrikut, 19 nëntorit dhe 20 dhjetorit 1998, të cilat tha se nuk ishin pjesë e dosjes përfundimtare të prokurorisë.
Duke folur për këtë ndryshim të ZPS, ai tha se shefi i shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi kishte qenë pjesë e këtyre takimeve, por Prokuroria tha se ai nuk ishte person i besuar i të akuzuarve.
Mishetiq tha se ZPS pretendon se në këto takime u diskutua për “avancimin e qëllimit të përbashkët kriminal”, por ngriti pyetjen se ZPS nuk e konsideron Zyrapin si pjesë “të ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.
“ZPS nuk ka përgjigje. Dhe kjo është e pakuptimtë”, tha ai, duke shtuar se ZPS e kuptoi se e dëmtoi veten duke thënë se Zyrapi nuk ishte pjesë e NPK-së.
VIDEO: