Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Mirëdita, Dobar Dan” nisi me pengesa nga Policia serbe në Merdar

Kosovarët pjesëmarrës në festivalin “Mirëdita, Dobardan”, i cili mbahet në Beograd, janë penguar që të hyjnë në territorin e Serbisë, në pikën kufitare në Merdare, raporton KTV.

Policia serbe ka konfiskuar tri fotografi të artistes Eliza Hoxha dhe katalogun e ekspozitës së saj, në të cilat shihen simbole të UÇK-së dhe flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë.

Institucionet e Kosovës kanë reaguar vetëm me deklarata të ndryshme.

Serbia ka penguar për të dytën herë brenda muajit lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Pasi javë më parë autoritetet serbe ua ndaluan karateistëve kosovarë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, të mërkurën janë penguar që të hyjnë në territorin e Serbisë pjesëmarrësit kosovarë në festivalin “Mirëdita, Dobar dan”, i cili mbahet në Beograd.

Edhe S’ka “Mirëdita...” në Beograd EXPRESS S’ka “Mirëdita...” në Beograd

Autobusi me artistët dhe gazetarët kosovarë është kontrolluar në detaje, derisa

Policia ka konfiskuar tri fotografi të artistes Eliza Hoxha dhe katalogun e ekspozitës së saj.

Në fotografitë e konfiskuara shihen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, derisa në dy fotografi të tjera nga protesta, simbole të UÇK-së.

Organizatori i këtij festivali, Kushtrim Koliqi, ka thënë për KTV-në, se ndalimi dhe kontrollet e rrepta ndaj ekipit të artistëve nga Kosova tregojnë se dokumentet e nënshkruara në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë nuk vlejnë asgjë.

Eliza Hoxha mban ekspozitën e saj “Ndërmjet ëndrrës dhe realitetit”, të shtunën, në kuadër të këtij festivali.

Edhe Serbia e thirrjeve për vrasjen e shqiptarëve s’do “Mirëdita...” në Beograd Kulturë Serbia e thirrjeve për vrasjen e shqiptarëve s’do “Mirëdita...” në Beograd

Për pengesën e artistëve kosovarë ka pasur reagime të shumta në Prishtinë, përmes deklaratave.

“Kjo sjellje e autoriteteve të Serbisë është në kundërshtim të frymës së bashkëpunimit që po ndërtojmë në rajon dhe në kundërshtim me përpjekjet për të vënë raporte evropiane në mes vendeve të rajonit”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në Facebook.

Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Serbia me këtë pengesë po rrënon edhe ato pak mundësi për vendosjen e një komunikimi normal me Kosovën.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se në Beograd kanë ende frikë nga e vërteta dhe arti.

Në Beograd, në anën tjetër, ka pasur protesta kundër mbajtjes së festivalit, i cili mes tjerash, ka për qëllim të normalizojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Edhe Anulohet “Mirëdita...” në Beograd, Serbia nuk lejon ngjarjen kulturore Kulturë Anulohet “Mirëdita...” në Beograd, Serbia nuk lejon ngjarjen kulturore

Festivali kosovaro-serb mbahet çdo vit në kryeqytetin serb dhe ka për qëllim t’ia prezantojë publikut serb skenën kulturore të Kosovës.