Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Mirë se vini në Prishtinë”, mbishkrim në hyrje të kryeqytetit

Komuna e Prishtinës, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka angazhuar një kompani për të vendosur mbishkrimin “Mirë se vini në Prishtinë”, te rrethi kryesor në lagjen Lakërishtë.

Tani e tutje çdo kujt që hyn në kryeqytet do t’i dëshirohet mirëseardhje.

Gjatë ditës së shtunë, në atë pjesë janë parë punëtorë duke kryer punimet për t’i dhënë formën e duhur shprehjes mirëseardhëse./kp