Qeveria ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, me ndryshimet dhe plotësimet e bëra.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se përmes këtij projektligji parashihet qartësimi i dispozitave rreth publikimit të raportit të auditimit, transmeton KOHA.
"Parashihet të ndryshohet dhe plotësohet ligji. Në kuadër të kësaj parashihet të qartësohen disa dispozita ligjore, auditimi dhe publikimi dhe ndëshkimi në rast të mospublikimit të raportit. Po ashtu i jemi drejtuar Komisionit të Venecias rreth këtij projektligji dhe i kemi paraqitur sugjerimet e marra", ka thënë ai.
Qeveria ka miratuar edhe disa pika rreth orarit, pushimeve, pranimin e karrierën e shërbimit civil.
Janë miratuar edhe dy propozim-vendime, si ai për emërimin e Bordit Drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore, i propozuar nga ministri Armend Zemaj, si dhe ai për komisionin që do ta mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi për hapjen e kalimit kufitar të përbashkët, Kotlovë - Kuqishtë, për trafikun rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve.
-
Komisioni miratoi në parim Projektligjin për financimin e subjekteve politike dhe Ligjin për zgjedhje
-
Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e buxhetit
-
Qeveria miraton disa projektligje, përfshirë atë për Energjinë
-
Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin kundër shpëlarjes së parave
-
Miratohet projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor