Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Miratohet projektligji për aeroportin e Vlorës

Pas ndërprerjeve të vazhdueshme të seancës së Kuvendit të Shqipërisë, është votuar projektligji për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Ky projektligj mori të gjitha votat e nevojshme dhe kaloi me 74 vota pro.

Ndërkohë, është rrëzuar për herë të dytë lista e kandidatëve të KLP dhe KLGJ, pasi nuk mori votat e nevojshme.

Nga 93 vota që duhen për kalimin e listës, ajo mori gjithsej vetëm 73 vota.

Gjithashtu, në Kuvend nuk u miratua dhe ndryshimi i ligjit të arsimit, i cili ishte propozuar nga PD.

Artikuj të ngjashëm