Është miratuar pa debat Plani i veprimit për transparencë në Kuvendin Komunal të Podujevës. Kryesuesi, Mehmet Gashi, ka thënë se Komuna është e obliguar ta miratojë Rregulloren për transparencën dhe kjo, sipas tij, është kryer në vitin e kaluar dhe se ajo rregullore është në përputhje me Ligjin për transparencën, shkruan sot Koha Ditore.
Ka thënë se nëse nuk ka të interesuar për diskutim po e vë në votim.
Por, pasi është votuar dhe miratuar, këshilltarët e LVV-së kanë pasur vërejtje për miratimin e këtij plani pa ua dhënë fjalën për të diskutuar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.