Kuvendi i Kosovës ka vazhduar me seancën plenare ku është votuar për pakon e ligjeve të Agjendës së Reformave Evropiane.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vlerësuar lart miratimin e pakos së re ligjore të sistemit të drejtësisë e cila u votua me shumicë votash nga deputetët.
Ai ka thënë se me një sistem të drejtësisë funksional e të reformuar, luftimi i krimit dhe korrupsionit është i pandalshëm dhe rruga drejt integrimeve europiane është më afër.
Veseli po ashtu ka theksuar se Bashkimi Europian, po ashtu, duhet të tregojë se është më afër Kosovës – duke marrë vendim për liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Miratimi i pakos së ligjeve të Agjendës së Reformave Europiane për sistemin e drejtësisë është një lajm i mirë për shtetin e Kosovës. Përgëzoj Ministrin e Drejtësisë, Ablerad Tahiri, për punën e tij të jashtëzakonshme. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë pako të rëndësishme. Me një sistem të drejtësisë funksional e të reformuar, luftimi i krimit dhe korrupsionit është i pandalshëm dhe rruga jonë drejt integrimeve europiane është më afër. Bashkimi Europian, po ashtu, duhet të tregojë se është më afër nesh – duke marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.
-
Veseli pranon raportin për Kosovën, thotë se pritet liberalizimi
-
Veseli thotë se Kosova pret një bashkëpunim të sinqertë me BE-në
-
Analistët thonë se janë 10 shtete që hezitojnë t’i heqin vizat kosovarëve
-
Veseli: BE-ja duhet t’i japë Kosovës përgjigjen meritore për vizat
-
Ambasada Amerikane përgëzon Kuvendin për miratimin e ligjeve të agjendës evropiane