Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Miratohet ligji për kompleksin memorial në Prekaz

84 deputetë kanë votuar ligjin për kompleksin Adem Jashari në Prekaz, raporton KTV.

Pas miratimit të këtij ligji, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kërkoi nga deputetët Ganimete Musliu, Albulena Balaj dhe Muharrem Nitaj, për krahasimin e partisë së Konjufcës me Listën Serbe.

Deputetja Musliu iu kundërpërgjigj Konjufcës duke i thënë se nuk pendohej për deklaratat që kishte thënë për VV-në dhe kritikoi këtë parti që nuk e votoi ligjin për kompleksin memorial gjatë javës së kaluar.

“Konjufca, asnjëherë nuk i bie pishman për atë që kam thënë. Është turp për ju që nuk keni votuar javën e kaluar. Ligji për Kompleksin nuk duhet të trajtohet sipas tekeve personale. Është turp që nuk e votuat me kohë por tash me mocion”, ka thënë Musliu.

Artikuj të ngjashëm