Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Miratimi i buxhetit ka krijuar hendek të pagave me sektorin privat, thonë analistët

Etapë të re të zhvillimit në vend, po e sheh kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, votimin e Ligjit për buxhetin e 2019-s.

Haradinaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se me buxhetin e ri, kanë rritur projektet kapitale për 11 për qind, apo 75 milionë euro, raporton KTV.

E sipas tij, kjo do t’i ndihmojë zhvillimit të sektorit privat.

Megjithëkëtë, me deklarimet e kryeministrit nuk pajtohen analistët e ekonomisë dhe politikave buxhetore.

Berat Thaqi nga Instituti GAP, tregon se mbi 80 për qind e projekteve kapitale janë vazhdimësi e vitit të kaluar.

Edhe Kurti: Kritikat për buxhetin do të trajtohen me rastin e rishikimit Arbëri 5 muaj më parë Kurti: Kritikat për buxhetin do të trajtohen me rastin e rishikimit


Shpërndarja buxhetore parasheh edhe rritje të madhe për paga dhe sistemin pensional.

Sipas njohësit, Hekuran Murati, rritja e pagave në sektorin publik po shkakton rritje të përnjëhershme të çmimeve të produkteve ushqimore.

E, ndryshimi i pagave mes sektorit publik dhe privat, po rrit numrin e skemave sociale.

Sipas tyre, ky buxhet nuk do t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik, derisa edhe ndarja e buxhetit për projekte kapitale është bërë në baza partiake.

Buxheti i Kosovës për vitin 2019, arriti të miratohej nga deputetët e Kuvendit tek në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Edhe Tahiri: Buxheti për vitin 2026 nuk i reflekton premtimet e kryeministrit Kurti Arbëri 5 muaj më parë Tahiri: Buxheti për vitin 2026 nuk i reflekton premtimet e kryeministrit Kurti

Nga 91 deputetë, 65 votuan pro, pa vota kundër apo abstenim.

paratë nga ai mund të përdoren tek pas 15 ditësh, në Kuvend është miratuar edhe kërkesa e Komisionit për Buxhet dhe Financa për zgjatjen buxhetore të vitit 2018 edhe për muajin shkurt.