Takimi i dy qeverive Kosovë-Shqipëri, që do të mbahet më 24 prill në Vlorë, fokus të veçantë do të ketë shkëmbimin tregtar midis dy vendeve.
“Nuk do të ketë gamë të gjerë të çështjeve, siç ka ndodhur në të kaluarën, por do të trajtohen problemet që bizneset e dy shteteve kanë gjatë shkëmbimit tregtar,” ka bërë të ditur në një intervistë për KosovaPressin, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është pajtuar se në të shumtën e rasteve, takimet nuk janë parë si produktive por po mundohen t’i thyejnë barrierat që janë mes dy vendeve.
Sa u përket barrierave që kanë bizneset kosovare gjatë eksportit të mallrave në Shqipëri dhe anasjelltas dhe çka mund të presin nga ky takim, Minxhozi nuk pret që të zhduken të gjitha problemet, por që të minimizohen.